Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Qëndruan të fshehur nën autobus për dhjetë orë

E tmerrshme: Qëndruan të fshehur nën autobus për dhjetë orë

Mbi 120 turistë britanikë, që po udhëtonin me autobus nga Parisi i Francës për në Angli, mbetën të befasuar me dy emigrantë që ishin fshehur nën autobusët e tyre.

Pas pushimit katërditorë, ishte duke u kryer kthimi i parashikuar dhe ndaluan në Sheffield për një pushim të shkurtër, kur shoferi pa nën pjesën e përparme të autobusit, që varej një çantë shpine, transmeton Telegrafi.

Me të shikuar poshtë, u pa që ishte kapur një emigrant, derisa kur arriti autobusi tjetër pas disa minutash, u gjet edhe emigranti tjetër që ishte fshehur në të njëjtën mënyrë.

Ata kanë thënë se ishin kapur poshtë autobusëve, në ndalesën që e kanë bërë para se të lënin territori francez. Në këtë formë, ata qëndruan për dhjetë orë, derisa përshkuan mbi 800 kilometra.

Shoferët janë marrë në pyetje nga policia, derisa të dy emigrantët janë dërguar në mbajtje deri në ndonjë vendim tjetër.