Fjalë Kyçe

Ekonomia botërore nën kërcënimin e një asfiksimi të ngadaltë

Ekonomia botërore nën kërcënimin e një asfiksimi të ngadaltë

Një asfiksim i ngadaltë i rritjes globale, nën efektin e tensioneve tregtare, dixhitalizimit dhe ndryshimit të klimës, që rrezikon të nxisë zemërata sociale: ky është skenari i vitit 2019, që ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2020, paralajmërojnë ekonomistët.

Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) pret që rritja globale të bjerë vitin e ardhshëm me 2,9 %, si në vitin 2019, niveli i saj më i ulët që nga recesioni global i vitit 2009, në vazhdën e krizës financiare .

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje me 3,4 %, por ky rikuperim mbetet i pasigurtë, paralajmëroi kryeekonomistja e saj, Gita Gopinath./ATSH/