Fjalë Kyçe

Ekonomia gjermane regjistron rënie të lehtë

Ekonomia gjermane regjistron rënie të lehtë

Ekonomia gjermane shënoi rënie me 0,1 % në tremujorin e dytë, ndërsa konfliktet dhe problemet e tregtisë globale në industrinë e automobilistike i kanë shkaktuar vështirësi ekonomisë më të madhe të Evropës.

Agjencia shtetërore e statistikave “Destatis” theksoi sot se rënia e eksportit ka shkaktuar probleme në prodhim, ndërsa kërkesa e konsumatorëve dhe shpenzimet qeveritare në vend kanë mbështetur ekonominë.

Ekonomia e Gjermanisë po përballet me zhvillime negative, pasi industria e saj e automobilave, një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike, po përballet me sfida lidhur me standardet më të ashpra të emetimeve në Evropë dhe Kinë.

Industria gjithashtu ka vuajtur nga konflikti tregtar SHBA-Kinë që ka rritur tarifat për makinat e prodhuara nga kompanitë gjermane në SHBA dhe të dërguara në Kinë, ndërsa pasiguria për kushtet e daljes së planifikuar të Britanisë nga BE ka shtuar besimin.