Fjalë Kyçe

Ekspertët e OKB: Dieta bimore shpëton planetin

Ekspertët e OKB: Dieta bimore shpëton planetin

Kalimi tek një dietë me bazë bimët mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve të klimës. Ekspertët e kombeve të bashkuara kanë publikuar raportin e tyre për shfrytëzimin e tokës dhe ndryshimet e klimës dhe thonë se konsumi i lartë i mishit dhe produkteve të bulmetit në perëndim, po ushqen ngrohjen globale.

Por, shkencëtarët dhe zyrtarët nuk shkuan deri atje sa ti kërkonin njerëzve të ktheheshin në veganë apo vegjetarianë. Ata thanë se më shumë njerëz do të ushqeheshin duke përdorur më pak tokë, nëse individët heqin dorë nga ngrënia e mishit.

Dokumenti i përgatitur nga 107 shkencëtarë për llogari të panelit ndërqeveritar të kombeve të bashkuara për ndryshimet e klimës, thotë se nëse toka përdoret në mënyrë më efektive ajo mund të magazinojë më shumë karbon nga ai që emetohet nga njerëzit.

Raporti tërheq vëmendjen tek nevoja e ndërhyrjes për të ndalur dëmtimin dhe shkretimin e tokës, që po ashtu kontribuojnë në ndryshimet e klimës.
Ndryshimet e klimës përbëjnë një kërcënim për sigurinë e ushqimeve – nënvizon raporti.

Temperaturat në rritje, shirat e shtuara dhe më shumë evente moti ekstrem, do të kenë pasoja tek të mbjellat dhe bagëtitë. Toka, shpesh neglizhohet si pjesë e sistemit klimaterik.

Por ajo është mbajtësja e dytë më e madhe e karbonit, pas oqeaneve. Bimët thithin dioksidin e karbonit nga atmosfera dhe e bllokojnë karbonin në tokë. Por shpyllëzimi dhe praktikat e ndjekura në ferma, mund të dëmtojnë aftësinë e saj për ta bërë këtë.

Top Channel