Fjalë Kyçe

Erdogan arrinë në Uashington për bisedime me Trump

Erdogan arrinë në Uashington për bisedime me Trump

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka arritur në Uashington për ta takuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Aeroplani i liderit turk ka ateruar të martën në SHBA, kurse takimi i tij me Trump në Shtëpinë e Bardhë është i caktuar që të mbahet sot, shkruan AP.

Para fluturimin Erdogan ka thënë se luftëtarët sirianë kurdë kanë dështuar që t’i lirojnë zonat rreth kufirit me Turqinë pavarësisht marrëveshjes me Rusinë dhe SHBA-në. Ai ka theksuar se do ta ngrit këtë çështje me Trump gjatë vizitës së tij.