Fjalë Kyçe

Facebook heq 1.5 milionë video të masakrës në Zelandën e Re

Facebook heq 1.5 milionë video të masakrës në Zelandën e Re

Ditën e premte, Facebook, u vendos sërish në qendër të akuzave dhe polemikave. Atentatori Brenton Tarrant, transmetoi live për rreth 17 minuta, një sulm tragjik në Zelandën e Re ku u vranë 50 njerëz. Rrjeti më i madh social u akuzua që nuk siguron asnjë filtër mbi videot live, apo mbi videot me përmbajtje dhune e krimi që shfaqen në të.
Lidhur me këto akuza përgjegjësja e Facebook në Zelandën e Re, Mia Garluick, gjatë një komenti pas masakrës së Chrischurch tha se në 24 orët e fundit, janë hequr 1.5 milion video nga sulmi, dhe 1.2 milion video janë bllokuar teksa po ngarkoheshin në internet.
“Në respekt të personave të goditur nga kjo tragjedi dhe shqetësimeve të autoriteteve lokale, po heqim edhe të gjitha versionet e modifikuara të videos që nuk kanë përmbajtje grafike. Do vazhdojmë të punojmë ditë e natë për të hequr këto video, duke përdorur një kombinim të teknologjisë dhe të njerëzve’, ka siguruar Garliuck.