Fjalë Kyçe

Familjarët e Tarrant: Ai e meriton të dënohet me vdekje

Familjarët e Tarrant: Ai e meriton të dënohet me vdekje

Kushërira e njeriut të akuzuar për vrasjen më të madhe në historinë e Zelandës së Re thotë se Brenton meriton të vdesë.

Gruaja nga New South Wales, Donna Cox thotë se ndihet keq që është familjare e Tarrantit.

Tarrant u përball me gjykatën të nesërmen pas sulmit, duke buzëqeshur dhe duke bërë një gjest supremacist të bardhë.

“Ai është nga një familje shumë e respektuar, mamaja e tij, babai i tij, ishin mjaft të njohur në komunitetin këtu “, tha ajo.

Nëna e Tarrantit, Sharon është mësuese në një shkollë lokale.

Ajo dhe vajza e saj, Lauren janë vendosur nën mbrojtje të policisë, duke mos pasur mundësi as të kontaktojnë me pjesën tjetër të familjes së tyre.

Si një fëmijë, Tarrant ishte i fiksuar me armë dhe video lojëra të dhunshme, tha zonja Cox.

Babai i tij vdiq nga kanceri në vitin 2010. Pas vdekjes së babait të tij, Tarrant filloi të udhëtonte nëpër Evropë. Autoritetet bullgare dhe turke po hetojnë historinë e tij të udhëtimit, duke përcaktuar nëse ai kishte motive të ulëta për të shkuar në vendet e tyre gjatë shtatë viteve, transmeton indeksonline.

Diku përgjatë udhëtimeve të tij, ai supozohet se ka krijuar pikëpamje ekstremiste dhe një urrejtje të thellë për emigracionin jo të bardhë, një urrejtje që kulmoi me sulmet e së premtes.

Tarrant do të rishfaqet në Gjykatën e Lartë të Zelandës së Re më 5 prill, kur pritet të vendosen akuza shtesë për të.

“Unë e di atë që meriton. Ai e meriton dënimin me vdekje për atë që ai ka bërë “, tha zonja Cox.