Fjalë Kyçe

Franca shemb shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut? “Parisi kundër fillimit të negociatave”

Franca shemb shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut? “Parisi kundër fillimit të negociatave”

Franca duket se ka në plan t’i shembë shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut per çeljen e bisedimeve të anëtarësimit tani shpejt; burime diplomatike thanë për Reuters se Parisi ua bëri të qartë anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian këtë javë se ishte kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet, duke hedhur kështu një hije të errët mbi aspiratat e tyre për integrim me Perëndimin

Më shumë se gjysma e 28 anëtareve të bllokut si dhe zyrtarë të lartë në Bruksel, janë përpjekur t`i shpërblejnë të dy vendet për reformat duke rënë dakord për çeljen e bisedimeve të pranimit. Ata paralajmërojnë se Rusia, Kina apo Turqia mund të përfitojnë nga një “vakum strategjik” në rajonin e trazuar nëse BE-ja nuk arrin ta bëjë të prekshme perspektivën e tyre për tu bërë pjesë e saj.

Por Franca thotë se BE-ja përballet me shumë sfida e nuk mund të lejojë të hyjnë edhe dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i shënjuar nga luftërat e viteve 1990 dhe që ka akoma punë për të bërë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Franca pretendon se BE duhet të reformohet vetë më së pari për të trajtuar më pas me një forcë dhe unitet më të madh çështje si ndryshimi i klimës dhe emigracioni; ajo shton se të dyja  vendet qe shpresojne vendim pozitiv (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) duhet të vazhdojnë me reforma të mëtejshme përpara se të jepet OK- i bisedimeve të anëtarësimit. “Ato nuk janë ende gati. Ne po u kërkojmë që të bëjnë përpjekje shtesë”, tha një zyrtar francez.

“Negociatat nuk mund të hapen në Tetor 2019, do të duhet të rivlerësojmë situatën diku në vitin 2020.” Për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, nevojitet unanimitet mes 28 vendeve anëtare të BE-së.