Fjalë Kyçe

Francë, frika nga protestat mbyll Kullën Eiffel dhe aktivitet komerciale

Francë, frika nga protestat mbyll Kullën Eiffel dhe aktivitet komerciale

Paris përjetoi disa nga trazirat më të më dhanë dekada të shtunën e kaluar.

Parisi ka vendosur të mbyllën vendet turistike mes frikës së rritjes së dhunës së mëtejshme nga protestuesit anti-qeveritarë. Në të gjithë Francën, 89.000 policë do të jenë në detyrë dhe automjetet e blinduara do vendosen në kryeqytet, njoftoi kryeministri Edouard Philippe. Policia kërkoi që ditën e shtunë që dyqanet dhe restorantet në Pallatin Elyseetë mbyllen. Gjithashtu edhe disa muze.

Ndërsa operatori i Kullës Eiffel tha se kërcënimi nga protestat e dhunshme bëri të pamundur sigurimin e “kushtevea dekuate të sigurisë”. Ndaj edhe Kulla e Eiffelit do të mbyllet. Autoritetet e qytetit po ashtu thonë se po rrisin mbrojtjen për monumentet e famshme pasi Arcde Triomphe u dëmtua javën e kaluar.

Ministri i Kulturës, Franck Riester tha se muzeumet e Louvre dhe Orsay, shtëpitë e operas dhe kompleksi Grand Palais janë ndër vendet që do të mbyllen. Policia i kërkoi dyqaneve dhe restoranteve përgjatë Pallatit Elysee si edhe në rrugët e tjera tregtare të mëdha të qëndrojnë të mbyllura dhe të heqin çdo objekt jashtë si tavolina dhe karrige,transmeton “Alsat M”.

Paris përjetoi disa nga trazirat më të më dhanë dekada të shtunën e kaluar. Një seri ndeshjesh futbolli janë shtyrë të shtunën (7 dhjetor) si Paris-Montpellier, Monako-Nice, Toulouse -Lyon, dhe Saint-Etienne -Marseille.

Qeveria raportoi se po heq dorë nga rritja e taksave të karburanteve, që shkaktoi edhe protestat masive. Por pakënaqësia ndaj qeverisë është përhapur dhe protestat kanë shpërthyer mbi çështje tëtjera.