Fjalë Kyçe

Gazetari ndiqet nga një bandit me thikë derisa po realizonte emisionin televiziv

Gazetari ndiqet nga një bandit me thikë derisa po realizonte emisionin televiziv

Jeremy Kyle është sulmuar me thikë nga një gangster derisa po realizonte episodin e radhës të emisionit The Kyle Files i cili po hetonte rritjen e epidemisë së sulmeve të personave me motoçikleta në Britaninë e Madhe.

Prezantuesi televiziv, 53-vjeçar, takohet me anëtarët e bandës në një park në Londër për të diskutuar aktivitetin e tyre kriminal dhe nëse ata ndonjëherë do të ndalojnë të marrin në konsideratë vuajtjet që u shkaktojnë viktimave të tyre.

Por derisa po flsnin, ata kishin rënë në një pritë nga një bandë rivale dhe menjëherë do të shpërthej konflikti ku një nga burrat bie përtokë.

Jeremy dhe ekipi i tij ikin nga vendi i ngjarjes pasi e kuptojnë se një anëtar i bandës që po i ndiqte mbante një thikë në dorë.