Fjalë Kyçe

Gratë i rrahin burrat në Indi?

Gratë i rrahin burrat në Indi?

Manifestimi i festivalit ‘Holi’ në Indi, i cili shënon fundin e dimrit, është i atillë që grave u kërkohet t’i rrahin burrat e tyre.

Mijëra indian vërshojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin në fjalë, i cili është atraktiv edhe për turistët e huaj, transmeton lajmi.net.

Meshkujt nga fshati fqinje Nandgaon këndojnë këngë provokuese dhe përpiqen t’i lyejnë me bojë gratë e qytezës, ndërsa ato i përgjigjen duke i goditur me shkopinj të mëdhenj.

Lathmar Holi zakonisht mbahet disa ditë përpara kremtimeve të mëdha të festivalit kryesor të Holit; ai dhe këtë radhë ishte po aq vibrues e shumëngjyrësh sa herë të tjera.

Gratë e Barsanes përgatiten që një muaj përpara ritualit, përgatitje kjo që vjen nga shpresa se festivali do të dëshmojë një show dashurie, argëtimi dhe barazie.