Fjalë Kyçe

Greqia druan se mund të prishet marrëveshja me Maqedoninë

Greqia druan se mund të prishet marrëveshja me Maqedoninë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare greke ‘Syriza’ të Alexis Tsipras thuhet se “ngarjet në Maqedoninë e Veriut vërtetojnë papërgjegjësinë e liderëve evropiane dhe mungesën e kredibilitetit të BE-së”.

“Ngjarjet në Maqedoninë e Veriut e vërtetojnë papërgjegjësinë e liderëve evropiane dhe mungesën e kredibilitetit të BE-së. Pas refuzimit të nisjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, disa në Greqi, që flisnin për marrëveshje të dëmshme, së shpejti do të luten nëse partia e tyre simotër OBRM-PDUKM të mos rrezikojë Marrëveshjen e Prespës”, thuhet në njoftimin e Syrizës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me kumtesë doli edhe ‘Zgjidhja greke’, parti e vogël e djathtë që është pjesë e Kuvendit grek, ku thuhet se pas deklaratës së Zaev dhe vetos së Francës, dalin disa konkluzione si: “Syriza dhe Demokracia e re hoqën dorë nga emri Maqedoni, ndërsa BE ruajti nderi”, dhe se marrëveshja e Prespës po shpërbëhet.

Nga kjo parti kërkojnë që ta mbahet takim liderësh në Greqi rreth Marrëveshjes së Prespës.