Fjalë Kyçe

Gruaja bllokohet në ashensor: Nuk kishte buton emergjence, por si shpëtoi ajo?

Gruaja bllokohet në ashensor: Nuk kishte buton emergjence, por si shpëtoi ajo?

Një grua në Padova të Italisë mbeti e bllokuar për 27 orë në një ashensor.

Ajo po largonte disa gjëra nga apartamenti i saj dhe po i dërgonte në garazh, ku mes tjerash ishte edhe një kuti me verë.

Por, asaj iu bllokua ashensori dhe gruaja vuri re se telefonin nuk e kishte me vete.

Gjithashtu, në ashensor nuk kishte as buton emergjence duke bërë që vetëm të bërtiste dëshpërimisht për të kërkuar ndihmë.

Por, gjërat po përkeqësoheshin, pasi në kabinë temperatura kishte arritur në 50 gradë celsius.

Ajo u gjet vetëm nga pastruesja e cila më pas njoftoi autoritetet.

Gruaja tha se kishte pirë gjysmë litre verë për të shuar etjen dhe doktorët thanë se pija alkoolike e kishte shpëtuar atë nga dehidratimi.

Megjithatë, ajo nuk pati nevojë për tretman të mëtejshëm mjekësor.