Fjalë Kyçe

Gruaja shtatzënë ndërron jetë papritmas bashkë me foshnjën pak ditë para se të vinte në jetë

Gruaja shtatzënë ndërron jetë papritmas bashkë me foshnjën pak ditë para se të vinte në jetë

Një nënë shtatzënë dhe foshnja e saj, vdiqën së bashku vetëm disa ditë pas datës së caktuar për lindje.

Fotografja 31-vjeçare Janay Johnstone, e cila ishte shtatzënë në muajin e nëntë me vajën e saj, vdiq papritur këtë javë, as fëmija i palindur nuk mundi të shpëtonte, transmeton Klan Kosova.

Shkaku i vdekjes aktualisht është i paqartë.

Janay, nga Zelanda e Re, ishte dukshëm e shëndetshme para vdekjes së saj, pa shenja se diçka po shkonte keq me shtatzëninë e saj.

Familja tha për “Daily Mirror”, se vdekja e saj ishte e papritur.

Jayan, ishte për 13 vjet me burrin e saj dhe ishte e martuar për 7, pasi u takuan në një klub nate si adoleshtentë.