Fjalë Kyçe

Heather Nauert zgjidhet ambasadore e SHBA-së në OKB

Heather Nauert zgjidhet ambasadore e SHBA-së në OKB

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zgjodhi zëdhënësen e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-së në Kombet eBashkuara.

Trump e bëri njoftimin për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Nauert, ish-moderatore dhe korrespondente e televizioneve ABC dhe Fox News, do të pasojë Nikki Haleyn, e cila ka njoftuar në tetor se do ta lërë postin në OKB në fund të vitit.

“Ajo është e shkëlqyeshme. Ajo ka qenë me ne për kohë të gjatë”, u ka thënë Trump gazetarëve më 1 nëntor, kur ka njoftuar se po shqyrton emërimin e Nauertit.

Emërimi i Nauert, 48 vjeçe, është një zgjedhje e pazakonshme për postin diplomatik, pasi ajo nuk ka përvojë paraprake në politikëbërje.