Fjalë Kyçe

Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit

Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit

Pentagoni ka publikuar pamjet ku shihet operacioni ushtarak për kapjen e liderit të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi. Gjenerali Kenneth F. McKenzi Jr, që ishte në krye të komandës ka publikuar pamjet gjatë një konference për gazetarë në Pentagon.
McKenzie ishte komandant i operacionit ushtarak të njësisë elitare Delta Force, që u vërsulën në aksion të shtunën në veriperëndim të Sirisë, ku si rezultat Baghdadi përfundoi i vdekur pasi hodhi veten në erë me jelek të mbushur me lëndë shpërthyese, vetëm dhe vetëm që ta shmang kapjen, transmeton Telegrafi.

Gjenerali amerikan tha se Baghdadi mbyti edhe dy djemtë e tij të vegjël në shpërthimin që shkatërroi edhe bunkerin nëntokësor, brenda të cilit fshihej. Sipas tij, që të dy djemtë ishin nën moshën 12-vjeçe.
“Baghdadi ishte objektiv i forcave të sigurisë për ta kapur dhe sjell para drejtësisë, por gjithçka ndryshoi derisa po i afroheshim lokacionit ku ai po fshihej. Kishim informata se ku po fshihej kështu realizuam një operacion ushtarak të menduar deri në detajin më të vogël, duke nisur në aksion njësinë e specializuar për misione të tilla”, ka deklaruar McKenzie.
Videoja e parë e publikuar të mërkurën shfaq helikopterët që gjuajnë në drejtim të personave që refuzonin të dorëzoheshin, derisa forcat speciale amerikane po i afroheshin lokacionit.

Në videon tjetër shihen pjesëtarët e Delta Force duke iu afruar lokacionit duke iu afruar nga të dyja anët, ata madje kishin përdorur taktika dhe pajisje speciale për të hapur një vrimë në mur, për t’u futur më pas së bashku me qentë e njësitit ushtarak K-9.
McKenzi gjithashtu bëri të ditur se pasi Delta Force u futën në objekt dhe i bastisën personat duke u kërkuar armë apo mjete shpërthyese, e pas operacionit ushtarak janë liruar. Ai pranoi se të gjithë personat janë trajtuar sipas rregullave, përfshirë këtu 11 fëmijë që ishin brenda.

Publikohen pamje të reja të vendit ku ishte fshehur dhe vrarë lideri i ISIS-it, aty kishin mbetur vetëm rrobat, dyshekët dhe bunkeri i shembur
“Pavarësisht natyrës së dhunshme të operacionit ushtarak, njësia e specializuar për operacione të tilla ka bërë përpjekje maksimale që mos ketë pasoja në civilë dhe të mbrojë fëmijët që dyshonim se ishin brenda objektit”, ka shtuar ai.

https://youtu.be/RSn76F0gV7I