Fjalë Kyçe

Irani urdhëron evakuuimin 70 mijë banorëve

Irani urdhëron evakuuimin 70 mijë banorëve

Autoritetet iraniane kanë urdhëruar banorët e pesë distrikteve të qytetit jugperëndimor Ahvaz që të evakuohen pas vërshimeve që kanë përfshirë kryqytetin e Provincës Kuzestan, kanë raportuar mediat lokale.
Guevernatori i kësaj province, Gholamreza Shariati ka thënë më 10 prill se urdhri për evakuim ka qenë “masë parandaluese për të anashkaluar ndonjë rrezik”, ka raportuar agjencia e lajmeve Tasnim.
Te pesë distriktet kanë popullësi prej rreth 70,000 banorësh, ka thënë Shariati, i cili u ka kërkuar burrave të rinj që të ndihmojnë në procesin e largimit.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, ka thënë që më shumë se 200 fshatra janë evakuuar dhe andaj rreth 46,000 persona janë strehuar në tenda.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Iranit nga 19 marsi kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë fshatra të këtij vendi.
Shërbimet e emergjencës kanë thënë se 70 persona kanë vdekur në vërshime, të cilat kanë nxitur protesta të mëdha të banorëve kundër qeverisë, e cila është thënë të mos ketë pasur përgjigjje të duhur për menaxhim të krizës.