Fjalë Kyçe

Ish-skllavja e ISIS’it: Vdekja e al-Baghdadit nuk mjafton

Ish-skllavja e ISIS’it: Vdekja e al-Baghdadit nuk mjafton

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nadia Murad, deklaroi se vrasja e udhëheqësit të grupit Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, nuk ishte e mjaftueshme dhe bëri thirrje që të gjithë ushtarët e Shtetit Islamik të vihen para drejtësisë.

“Nuk duam vetëm të shohim që al-Bagdadi u vra. Duam të shohim drejtësi”, theksoi Murad, ish-skllave e ISIS’it, në një konferencë shtypi në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Murad dhe mjeku kongolez, Denis Mukwege, fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2018, hapën një fond global për të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte.

Në vitin 2019, 35 milionë gra dhe vajza janë gjendur në situata të dhunës seksuale, deklaroi misioni francez në OKB.