Fjalë Kyçe

Kaq persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në Indi

Kaq persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në Indi

Policia në Nju Delhi tha se së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhawa, tha se së paku katër të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Arpit Palace.

Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa shpëtoi 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.

Autoritetet po vazhojnë të hetojnë shkakun e zjarrit.

Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave.