Fjalë Kyçe

Kina ndërton autostradën panoramë, asnjë pemë e vetme nuk u pre për ndërtimin e saj

Kina ndërton autostradën panoramë, asnjë pemë e vetme nuk u pre për ndërtimin e saj

Kina ka ndërtuar një autostradë panoramike, për të cilën nuk u pre as edhe një pemë e vetme. Politika e re e shtetit konsiston në shmangien në maksimum të dëmeve në natyrë.

Angazhimi i ri synon në ruajtjen e ambientit dhe për këtë arsye gjatë inaugurimit në këtë autostradë u nënvizua fakti, se pemët në zonë, u ruajtën që të gjitha.

Ky projekt parashikon 50 kilometra rrugë të ngritura në lartësi, në një rrugë në provincën e Quighai, në verilindje të Kinës.

Wang Jianliang, një nga drejtuesit e kompanisë që u morr me ndërtimin e rrugës tha se, duke ngritur autostradën në lartësi u shpëtuan 67 mijë pemë, duke bërë që zona pyjore të mbetej e paprekur.

Autostrada është ndër më ekologjiket në botë dhe shërben si rrugë lidhje mes dy parqeve të mëdha kombëtare.

Investimi i provincës Quighai për mbrojtjen e natyrës vetëm në pesë vitet e fundit ka kapur vlerën e 1.4 miliardë dollarëve.