Fjalë Kyçe

Kjo grua do bëjë një udhëtim 12 mijë kilometërsh me deve

Kjo grua do bëjë një udhëtim 12 mijë kilometërsh me deve

Baigalmaa Norjmaa po bën një udhëtim të pashembullt në mbarë botën.

Në rrugën e saj 12 mijë kilometërshe ajo do të përshkojë 14 vende masive dhe i gjithë udhëtimi shoqërohet në kushte ekstreme që pak njerëz mund ta përballonin.

Por kjo nomade 30 vjeçare është e patrembur dhe e vendosur për të realizuar ëndrrën e saj të gjatë. njofton Klan Kosova.

Baigalmaa Norjmaa është një aventuriere 30 vjeçare që filloi një udhëtim prej 12,000 km nga Ulaanbaatar, kryeqyteti i Mongolisë, deri në Londër.

Do të duhet tre vjet, do të përfshijë 14 vende dhe temperatura deri në -50 gradë.

“Nuk është e vështirë për mua,” thotë ajo. “Unë jam mongoliane – jam mësuar me mot të ashpër”.

Baigalmaa është vetëm që tre muaj në ekspeditë dhe pesë nga anëtarët e saj të ekipit fillestar e kanë braktisur tashmë turneut me arsyet se janë lënduar, sëmurë apo edhe paaftësisë për t’u përballur.

Baigalmaa (‘Baikal’ për miqtë e saj) ka lënë përkohësisht kampin, duke lënë vëllanë e saj më të vogël, një oficer policie dhe 10 deve, vetëm 480 km larg kufirit.