Fjalë Kyçe

Kryeministrja e Zelandës së Re zotohet të mos e thotë kurrë emrin e terroristit

Kryeministrja e Zelandës së Re zotohet të mos e thotë kurrë emrin e terroristit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është zotuar të mos e thotë kurrë emrin e terroristit të sulmeve në Christchurch.

“Ai kërkoi shumë gjëra nga akti i tij, por njëra ishte me famë, prandaj nuk do të më dëgjoni që ta përmend emrin e tij”.

Të shtënat e së premtes së kaluar në dy xhami la të vdekur 50 persona dhe dhjetëra të plagosur.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeçar, është i akuzuar për vrasje.

Ardern tha: “Ju lutem flisni për emrat e atyre që nuk janë më, në vend të atij njeriu që ua mori jetën, ai është një terrorist, ai është kriminel, është ekstremist, por kur flasim, ai të jetë pa emër”, transmeton Klan Kosova.

Në një takim të veçantë në parlament, Arden përdori përshëndetjen arabe “Al-Salaam Alaikum”, e cila në anglisht përkthehet “paqja qoftë mbi ju”.