Fjalë Kyçe

Ky është dënimi më i shkurtër i burgut për 23 vjeçarin britanik

Ky është dënimi më i shkurtër i burgut për 23 vjeçarin britanik

Në Britani një burri i është dhënë ai që besohet të jetë dënimi më i shkurtër i burgut, vetëm 50 minuta.

Personi në fjalë quhet Shane Jenkins dhe nga Portishead në Somerset, iu tha që të përdorte kohën në burg për të shkruar letra me të cilat do të kërkonte falje.

23-vjeçari u paraqit në gjyq sepse theu dritaren e ish-partneres së tij me një fshesë dhe gjithashtu iku nga policia dhe u deklarua fajtor për dëmtimin e pronës dhe sulmin e dy oficerëve.

Pas incidentit gjykatësi Julian Lambert e dërgoi Jenkins në burg për 50 minuta, ku iu dha një stilolaps dhe një letër, përcjell albinfo.ch.

Ai shkroi dy letra, të cilat do t’i lexonte gjatë kthimit të tij në gjykatë.

Letrat i drejtoheshin ish-partneres së tij ku i thonte “Më vjen keq që theva dritaren tënde” dhe oficerëve ku u thoshte “Me të vërtetë më vjen keq për veprimet e mia”.

Gjithashtu më tej ai thotë se nuk kishte ndërmend të shkaktonte dëme por ato ishin veprime të nxituara e momentale.