Fjalë Kyçe

Ky është deputeti që dha dorëheqje pasi vodhi një ‘sandwich’

Ky është deputeti që dha dorëheqje pasi vodhi një ‘sandwich’

Një anëtar i parlamentit slloven ka dhënë dorëheqjen pasi vodhi një sanduiç nga një dyqan në Lubjanë.

Deputeti Darij Krajcic tha për mediet se u injorua nga stafi ndaj vendosi të vendosi të testonte sigurinë e dyqanit duke marrë sanduiçin dhe të largohej.

Vjedhja e sanduiçit nuk u vu re, por anëtari i partisë në pushtet Marjan Sarec (LMS) këmbënguli që më vonë u kthye për ta paguar.

Krajcic kërkoi falje, duke thënë se i vjen keq për “eksperimentin e tij social”.

Gjithçka u bë publike kur ai i tregoi rastin disa kolegëve në Parlament gjatë një mbledhje komiteti të mërkurën.

Tre punonjës të dyqanit raportohet se nuk e kanë vënë re kur u largua me sanduiçin pasi po flisnin me njëri-tjetrin.

“Askush nuk erdhi pas meje, askush se vuri re,” tha ai, duke shtuar se stafi ishte shumë neglizhent.

Fillimisht anëtarët e parlamentit qeshën me këtë histori por të enjten, kreu parlamentar i LMS, Brane Goluboviç, dënoi veprimet e deputetit duke i quajtur “të papranueshme”.

“Ai mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen,” tha Goluboviç për shtypin.

Krajcic u zgjodh në parlament në shtatorin e kaluar, kur partia LMS e qendrës së majtë e kryeministrit Marjan Sarec u bë partneri më i lartë në koalicionin qeverisës.