Fjalë Kyçe

Ky është numri i të lënduarve nga përplasja e trenit në Spanjë

Ky është numri i të lënduarve nga përplasja e trenit në Spanjë

Një person ka ndë rruar jetë  dhe 92 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së një treni të udhëtarëve të premten në qytetin e Barcelonës në Spanjë.

Dy trena të kompanive të ndryshme janë goditur kokë më kokë, duke lënë njërin nga shoferët të vdekur, e tre persona në gjendje kritike për jetën, kanë deklaruar autoritetet, transmeton rtv21.tv.

Shkaqet e kësaj përplasje ende nuk janë bërë të ditura.

“Informacioni që kemi është se ka pasur një përplasje frontale”, tha shkurt Antonio Carmona, zëdhënësi i operatorit shtetëror të trenave RENFE. Përplasja e trenave kishte ndodhur në orën 6:20, kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës.