Fjalë Kyçe

Ky është shqiptari që ishte për darkë në shtëpinë e Trumpit në Florida

Ky është shqiptari që ishte për darkë në shtëpinë e Trumpit në Florida

Biznesmeni shqiptar, Sal Rusi, gjendet në rrethin e ngushtë të biznesmenëve amerikanë që po punojnë me Presidentin Trump, për zgjedhjet e vitit 2022

Nuk është i vogël numri i biznesmenëve shqiptarë që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përveç tjerash, kanë edhe ndikim të fortë edhe në nivele të larta politike. Kjo nuk është ndonjë risi e madhe.

Pesha e shqiptarëve në ekonominë amerikane, por edhe në politikën amerikane, ka qenë me ndikim në disa dekadat e fundit. Madje merita të mëdha për sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë, në kohën e luftës së Kosovës, kanë pikërisht kjo kastë e patriotëve shqiptar, që dhanë nga xhepi i tyre për të lobuar në instanca të larta politike.

Ardhja e Donald Trumpit në pushtet dukej që kishte prishur shumë matematika te shqiptarët, të cilët konsideroheshin të afërt me Klintonët, por edhe me figura të tjera tradicionale politike, në të dyja partitë e mëdha politike. Trump ishte një figurë jashtë establishmentit politik, prandaj dukej që këtë herë shqiptarët kishin mbetur anash. Sido që të jetë, dy vjet pas ardhjes së tij në Shtëpi të Bardhë duket që kanë qenë të mjaftueshme që figurat e shquara të biznesit, nga formacioni i shqiptarëve, të gjëjnë derën për të Trump.

I pari prej tyre si duket është Sal Rusi, ndër shqiptarët më të pasur në botë, i cili javën e kaluar ka qenë në vilën e Trumpit në Florida, Mar-a – Lago, atje ku Presidenti Trump i kalon vikendet dhe pushimet.

Sipas disa emailave që posedon Gazeta Express Sal Rusi kishte qenë në darkë të premten e kaluar, bashkë edhe me biznesmen të tjerë amerikan.

“Të premten do të hamë darkë me Presidentin, kurse të shtunën do të zhvillojmë disa takime për të përgatitur strategjinë e zgjedhjeve për vitin 2020”, thuhet në një email të cilin e ka Gazeta Express.

Sal Rusi në Kosovë ka investuar në sjelljen e KFC’së, së bashku me biznesmenin Fatmir Zymberi, brend ky që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në tregun e Kosovës.