Fjalë Kyçe

Ky është vendi ku nga temperaturat e larta vdesin 36 persona

Ky është vendi ku nga temperaturat e larta vdesin 36 persona

India është goditur nga një valë e nxehtë që mat një rekord prej 51 gradë Celsius, si pasojë e së cilës kanë gjetur vdekjen 36 vetë, njoftoi sot një shërbim emergjence shtetërore, duke paralajmëruar se temperaturat rekord janë regjistruar në më shumë shtete indiane sesa në vitet e mëparshme.

Në Nju Delhi u regjistrua temperatura 48 gradë, ndërsa 51 gradë ishte në shtetin Rajasthan.

“Kjo është vala më e keqe e nxehtësisë ndonjëherë. Një valë e ngjashme e vitit 2015 u regjistrua në nëntë vende dhe tani vlerësohet në 23, “ tha një meteorolog nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave.

Ai shtoi se u konfirmuan 36 vdekje, kryesisht në mesin e punëtorëve me pagë të dobët që vinin nga zonat rurale në qytete që kërkonin punë dhe një jetë më të mirë, transmeton KosovaPress.

Shërbimi i fatkeqësive parashikoi se një valë e nxehtë do të godiste Indinë në mes të marsit, por moti është bërë ekstrem në mes të majit dhe pritet të zgjasë deri në mes të qershorit.