Fjalë Kyçe

Ky është vendi me nivel rekord për pjesëmarrjen në votime

Ky është vendi me nivel rekord për pjesëmarrjen në votime

Më shumë se 90% e australianëve me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në zgjedhjet federale të 18 majit.

Niveli rekord i pjesëmarrjes në votime i detyrohet një faktori të thjeshtë: votimi në këtë vend është i detyrueshëm, dhe ata që nuk e ushtrojnë këtë të drejtë kushtetuese të tyren, gjobiten me 20 dollarë australianë.

Kritikët e votës së detyrueshme thonë se njerëzit duhet të kenë lirinë që të zgjedhin nëse duan të votojnë apo jo, megjithatë shumica e vetë australianëve duket se e mbështesin një ide të tillë.

BBC foli me disa prej tyre dhe reagimi që mori ishte se njerëzit duhet të thonë fjalën e tyre, duhet ta thonë atë që mendojnë për politikën.

“Në vendet me votim të detyrueshëm, njerëzit e një statusi me të ulët socio-ekonomik, janë ata me gjasat më të vogla për të dalë në votime”, thotë Sarah Cameron e universitetit të Sidnejt.