Fjalë Kyçe

Liderët e BE-së sot dhe nesër do të vendosin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Liderët e BE-së sot dhe nesër do të vendosin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Në Bruksel pasdite fillon samiti dyditor i liderëve të BE-së ku një nga pikat e diskutimit do të jetë vendimi për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

E nuk arriti të arrijë kompromis për këtë pikë, tashmë një vit e gjysmë, para së gjithash shkaku i kundërshtimit të Francës e cila konsideron se së pari duhet të reformohet procesi i bisedimeve me shtetet kandidate para së të jepet dritë e gjelbër për vendet e tjera. Derisa shumica më e madhe, anëtarë të BE-së konsiderojnë se duhet të jepet dritë e gjelbër për Maqedoninë e Veriut që të ruhet kredibiliteti i Unionit.

Gjasat për Shqipërinë janë pothuajse joekzistuese, gjë e cila ishte konfirmuar mes rreshtash nga ana e presidentit francez Emanuel Macron i cili e potencoi problemin me kërkesat e mëdha për azil nga Shqipëria pasi është hequr regjimi i vizave për këtë vend.

Tani për tani nuk është e qartë nëse zgjerimi do të jetë në rend dite sot ose nesër, pasi kryetari i Këshillit Evropian duhet të precizojë agjendën e bisedimeve nesër.
Një numër i madh i shteteve anëtare janë të qëndrimit se Franca do të kërkojë diçka për kthim që të lëshojë pe për Maqedoninë e Veriut, një nga problemet e Parisit është marrëveshja rreth kornizës shtatëvjeçare financiare të BE-së dhe mjetet vetanake të Unionit, ku është në konflikt me Gjermaninë.

Parisi kërkon të mbahet nivel i kënaqshëm i mjeteve për politikë të përbashkët bujqësore për të cilën disa shtete anëtare konsiderojnë se është e vjetruar dhe se duhet të reformohet, ose të zvogëlohen mjetet financiare që janë dedikuar. Franca poashtu do të kërkojë nga partnerët evropian taksë mbi karburantet e avionëve dhe anijeve.
Kryeministri Zoran Zaev dje në tentimin e fundit të bind liderët evropian të mbajnë premtimin ndaj vendit e ka vizituar Brukselin ku është takuar me komisarin për zgjerim Johannes Hahn, me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Maria Sasoli.