Fjalë Kyçe

Lideri i opozitës ruse shtrohet në spital, dyshohet se është helmuar

Lideri i opozitës ruse shtrohet në spital, dyshohet se është helmuar

Politikani i opozitës ruse, Aleksei Navalny përfundon në spital.

Një mjek ka thënë se simptomat e tij mund të jenë rezultat i efekteve të substancave të dëmshme, të panjohura kimike.

Navalny u dërgua nga burgu në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, përcjell bw.

Ai ishte dënuar me 30 ditë burg pasi u bëri organizoi një protestë kundër qeverisë ruse.

Protesta u mbajt të shtunën, ndërsa policia përdori dhunë dhe arrestoi mbi 1300 persona.

Njerëzit dolën në rrugë për ta kërkuar lejimin e pjesëmarrjes së kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e shtatorit për kryetar të Moskës.

Lajmi për shëndetin e tij pritet të shkaktojë alarm në Rusi.

Zëdhënësja e Navalny-t, Kira Yarmysh, tha se ai është duke vuajtur nga një alergji, ndonëse më parë kurrë nuk është ankuar për diçka të tillë.

Ajo tregoi se kryetari i opozitës ka pësuar enjtje të fytyrës dhe skuqje të lëkurës.