Fjalë Kyçe

Lufta tregtare: Trump thotë se Kina shkeli marrëveshjen në bisedime

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se Kina “theu marrëveshjen” në bisedimet e tregtisë, duke rritur armiqësinë përpara negociatave midis dy palëve.

Komentet vijnë pasi Pekini tha se do të hakmerret me “kundërveprimet e nevojshme” nëse SHBA rrit tarifat për produktet kineze, njofton Klan Kosova.

Trump është zotuar se do të vendosë tarifë mbi 200 miliardë dollarë për mallrat kineze, të premten.

Pavarësisht nga kjo, të dy palët do të mbajnë të enjten bisedime tregtare në SHBA.

Përpara diskutimeve, Trump akuzoi udhëheqësit e Kinës për shkeljen e marrëveshjes që SHBA po negocionte për tregtinë.

“Ata e thyen marrëveshjen … Ata nuk mund ta bëjnë këtë, kështu që ata do të paguajnë”, u tha Trump mbështetësve në një takim fushate në Florida.

Ai tha se nëse të dy palët nuk bëjnë një marrëveshje, nuk kishte “asgjë të keqe me marrjen e më shumë se 100 miliardë dollarë në vit”.

Vetëm kohët e fundit, të dy palët duket se po afrohen me një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës tregtare.

Por të dielën Trump tha në Twitter se SHBA do të rriste tarifat për 200 miliardë vlerë të mallrave kineze këtë javë dhe do të mund të vendoste tarifa të reja.

Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Robert Lighthizer, më vonë akuzoi Kinën për kthimin e detyrimeve në bisedimet e tregtisë. Megjithatë, ai këmbënguli se një marrëveshje me Pekinin ishte ende e mundur.