Fjalë Kyçe

Makina të përmbysura, pemë të thyera, kjo është gjendja pasi një tornado goditi një pjesë të Gjermanisë (Video)

Makina të përmbysura, pemë të thyera, kjo është gjendja pasi një tornado goditi një pjesë të Gjermanisë (Video)

Banorët e qytetit Bocholt në Gjermani janë ballafaquar me një situatë të vështirë.

Kjo pasi që kjo zonë u godit nga një furtunë e fuqishme dhe më pas nga një tornado që shkatërroi gjithçka i doli para.

Dhe mediat gjermane kanë publikuar edhe pamjet nga çfarë la pas vorbulla e madhe e tornados.

Makina të përmbysura, pemë të thyera e çati të shkatërruara – kjo është gjendja në Gjermaninë Veri-Perëndimore, shkruan Shqiptarja.

“Ishte një uragan i fortë në Bocholt”, ka thënë meteorologu Andreas Friedrich për CNN.

“Ky është tornado e pestë e konfirmuar në Gjermani këtë vit”, është shprehur më pas ai.

Fatmirësisht tornadoja që goditi qytetin Bocholt nuk shkaktoi lëndime në njerëz.