Fjalë Kyçe

Mendoi se janë pedofilë, 28-vjeçari vrau tre pensionistë

Mendoi se janë pedofilë, 28-vjeçari vrau tre pensionistë

Një 28-vjeçar kishte krijuar iluzionin se kishte zbuluar një rrjet pedofilësh, ndaj vrau një burrë 80 vjeçar dhe dy vëllezër binjakë, 84 vjeçarë.

Tani është duke u përballur në gjyq me akuzën për vrasje. Ai i pranon vrasjet, por mohon ta ketë kryer për shkak të problemeve mendore.

Të tre viktimat janë vrarë brenda pak orësh në Ekseter, Devon, të Britanisë së Madhe.

Fillimisht, vrasësi shkoi te shtëpia e 80-vjeçarit dhe e goditi me çekiç, për vdekje. Më pas shkoj te shtëpia e binjakëve, njëri prej të cilëve i tha të largohet.

Por agresori shkoi nga pjesa e pasme, mori një lopatë, huri brenda dhe i goditi të dy për vdekje.