Fjalë Kyçe

Momenti bizar kur shoqëruesi i Kim Jong Un “thyen këmbët” duke vrapuar pas liderit suprem

Momenti bizar kur shoqëruesi i Kim Jong Un “thyen këmbët” duke vrapuar pas liderit suprem

Kim Jong Un mbërriti në Vietnam ku u prit me dekorime dhe qilim të kuq të martën – derisa një shoqërues i tij shihet duke vrapuar në mënyrë bizare pas liderit supreme, shkruan Gazeta Alo.

Diktatori i Koresë së Veriut më pas udhëtoi për në Hanoi pas një udhëtimi me tren prej 2,800 miljesh, i shoqëruar nga dhjetëra roje sigurie të cilët e rrethuan atë kur hyri në Hotel ku ai do të qëndrojë deri në samitin e tij me Presidentin Trump.

Autokolona e gjatë kaloi përmes kryeqytetit vietnamez, ndërsa automjeti që e shoqëronte diktatorin ishte një mjet komplet i blinduar me armë të montuara në krye. Më vonë ajo mori kthesën për në hotelin ku do të qëndonte Kim, derisa vendasit me skuterë mbushën rrugët e qytetit./Gazeta Alo/