Fjalë Kyçe

Moti i ligë kaplon Greqinë, raportohet për viktimën e shtatë

Moti i ligë kaplon Greqinë, raportohet për viktimën e shtatë

Në Halkidiki të Greqisë stuhia e fuqishme ka bërë që e gjithë zona përreth të braktiset nga banorët, ku erërat e forta që frynin me 120 kilometra në orë kanë shkatërruar gjithçka para vetes.

Siç raportojnë mediat greke, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në mesin e tyre edhe dy fëmijë, kurse 120 tjerë kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Ky ishull është goditur nga era e fortë që frynte me mbi 100 kilometra në orë, kurse me vete mori tavolina, karrige, mobile të ndryshme, shkulte drunjtë nga toka dhe i përplaste mbi vetura e restorante.

Një shtetase rumune ka humbur jetën kur era e fortë përplasi një kiosk në afërsi të saj, dhe kulmi përfundoi mbi kokën e saj. E i biri 8-vjeçar i viktimës derisa u mundua ta ndihmonte të ëmën, era e ngriti larg dhe më pas e përplasi për tokë, goditje kjo që ishte fatale për vogëlushin.

Si rezultat i motit të ligë, autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kurse në komunikatën e lëshuar se mbrëmë janë lënduar qindra persona.

E në Facebook janë publikuar video të ndryshme që tregojnë kaosin e krijuar në këtë vend, ku shumë turistë bënë të pamundurën që t’i shpëtojnë më të keqes.

Një video shfaq momentin kur vetëtima godet në zonën e banuar dhe shkaktohet një shpërthim shumë i fuqishëm, se për çfarë bëhet fjalë shikoni videot e publikuara më poshtë.