Fjalë Kyçe

Myslimanët falen në Jeruzalem për herë të parë këtë Ramazan

Myslimanët falen në Jeruzalem për herë të parë këtë Ramazan

Turma të shumta janë mbledhur në Jerusalem për herë të parë në vendin e shenjtë të myslimanëve për lutjet e së premtes.

Policia e Izraelit ka thënë që më shumë se 135 mijë adhurues janë lutur në xhaminë al-Aqsa, i cili njihet nga myslimanët edhe si vendi i tretë më i shenjtë ndërsa për çifutët është i njohur si tempulli Mount.

Lutjet u kryen në mënyrë paqësore tek vendi i shenjtë, deri sa mijëra forca policore patrulluan rrugët e qytetit të vjetër.

Myslimanët përgjatë Lindjes së Mesme dhe disa shteteve në Azinë juglindore kanë filluar muajin e Ramazanit të hënën, sipas kalendarit lunar. Besimtarët kalojnë të gjithë muajin nga agimi deri në muzg duke abstenuar nga ushqimi, pija dhe epshet. Kjo përmbush një nga pesë shtyllat e Islamit.