Fjalë Kyçe

Në zyrën e maniakut seksual Jeffrey Epstein u gjet një fotografi e tmerrshme e Bill Clinton

Në zyrën e maniakut seksual Jeffrey Epstein u gjet një fotografi e tmerrshme e Bill Clinton

I dënuar me burgim dhe më pas i gjetur i vdekur në qeli, miliarderi amerikan Jeffrey Epstein vazhdon ende të jetë në faqet e para të shtypit në botë, jo vetëm për faktin se ai ishte dënuar disa herë për trafikim seksual të vajzave minorene nën 18-vjeç dhe as dhe për lidhjet e tij të ngushta me njerëz me pushtet si Donald Trump apo ish presidentin Bill Clinton.

Siç raportojnë media të ndryshme amerikane dhe britanike, Jeffrey Epstein, kishte të varur në mur në shtëpinë e tij në Manhattan një portret të çuditshëm të Bill Clinton të veshur me një fustan blu dhe këpucë me takë të kuqe.

Imazhi i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, i shtrirë në një karrige në Zyrën Ovale, i kujton kujtdo veshjen e famshme të veshur nga ish-praktikantja Monica Leëinsky në Shtëpinë e Bardhë apo dhe atë të veshur nga bashkëshortja e tij Hillary në “Kennedy Center Honors” në vitin 2009.

Ndërsa Daily Mail kujton se Epstein kreu vetëvrasje në burg pasi u arrestua për shfrytëzim seksual të të miturve, prestigjiozja shkruan se Epstein dhe Klinton dikur ishte miq dhe ish-presidenti kishte fluturuar disa herë me aeroplanin e financierit me nofkën Lolita Express.

Edhe pse Clinton e ka mohuar disa herë miqësinë e ngushtë me Epstein, ekzistenca e pikturës është një pikë e re kthese në marrëdhëniet midis Clintonit, familjes së tij dhe Epsteinit.

Muajin e kaluar Klinton tha se ai kurrë nuk kishte qenë në dijeni të krimeve të Epsteinit dhe ka mohuar të ketë bërë udhëtime me avionin e tij në vitet 2002 dhe 2003.

Një nga ish skllavet e seksit të Epsteinit, Virginia Roberts, ka thënë se ajo ka parë Clinton në një ishull, i ftuar për darkë nga Epsteini.

Piktura origjinale, vaj në kanavacë, quhet “Parsing Bill” dhe është prodhim I artistes australiano-amerikane Petrina Ryan-Kleid, megjithëse nuk është e qartë nëse Epstein kishte blerë pikturën origjinale apo ajo ishte një kopje.