Fjalë Kyçe

Një zog po dyshohet se shkaktoi rrëzimin e aeroplanit ku gjetën vdekjen 157 persona

Një zog po dyshohet se shkaktoi rrëzimin e aeroplanit ku gjetën vdekjen 157 persona

Shkaku i rrëzimit të avionit etiopian, ku gjetën vdekjen 157 persona, është zbuluar më në fund pas një hetimi të shumanshëm.

Besohet se Boeing 737 Max pësoi një dëmtim së sensor që ruan baraspeshën e trupit të aeroplanit. Dëmtimi erdhi pas goditjes nga një objekt i jashtëm që mund të kishte qenë një zog, raporton ABC News, përcjell Gazeta Alo.

Kjo mendohet se çoi në dërgimin e të dhënave të gabuara dhe aktivizimin e një sistemi kundër ngritjes së hundës së aeroplanit. Kjo bëri që avioni të binte drejt poshtë më 10 mars të këtij viti menjëherë pas ngritjes nga Addis Abeba.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ekuipazhi qëllimisht kishin rivendosur sistemin MCAS, i cili ishte projektuar për të shtyrë hundën e 737 MAX poshtë për të parandaluar një ngjitje vertikale.

Pilotët nuk ishin në gjendje ta merrnin kontrollin e avionit, thanë burimet për ABC News. Pasagjerët nga më shumë se 30 kombe ishin në bordin e avionit. Gjetjet paraprake të një hetimi për aksidentin do të dalin nesër në mëngjes nga zyrtarët në Etiopi.

Programi kundër-ngjitjes i Boeing është në qendër të hetimeve për rrëzimin e avionit të Ethiopian Airlines muajin e kaluar dhe një aksidenti të Lion Air në Indonezi në tetor.

Regjistruesi i të dhënave të fluturimit (FDR) dhe regjistruesi i zërit të kabinës (CVR), ose kutitë e zeza, siç janë quajtur shpesh, janë gjetur dhe hetuesit shpresojnë se do të hedhin dritë mbi tragjedinë. Hetuesit nga Franca dhe Amerika po ndihmojnë në hetim.

Ekspertët e sigurisë theksojnë se aksidentet zakonisht shkaktohen nga një kombinim i faktorëve dhe hetimi është në një fazë të hershme.

Zyrtarët hetues thanë se softueri ‘anti-stall’ – i cili automatikisht e shtyn teposhtë hundën e avionit për të mbrojtur nga një ngritje vertikale – u aktivizua nga të dhëna të gabuara nga një sensor i vetëm.

Hetimi është kthyer tani drejt mënyrës se si MCAS fillimisht është çaktivizuar nga pilotët, në përputhje me pjesën e një procedure kontrolli të kabinës së pilotëve, por pastaj duket se u aktivizua përsëri përpara se aeroplani të hidhet në tokë, thanë burimet.

149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit u vranë kur aeroplani u rrëzua vetëm gjashtë minuta pas ngritjes.

Boeing po punon për të iniciuar një përmirësim të softuerit tek rregullatorët amerikanë brenda disa javësh si dhe duke bërë trajnime shtesë.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se e kishte ndaluar avionin nga hapësira ajrore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit ka pezulluar gjithashtu fluturimet që përfshijnë Boeing 737 Max 8 dhe 9. | Gazeta Alo