Fjalë Kyçe

Pamje të rënda: ​Polici qëllon me armë protestuesin në Hong Kong

Pamje të rënda: ​Polici qëllon me armë protestuesin në Hong Kong

Një polic ka qëlluar me armë një protestues në Hong Kong.

Pamjet e shfaqura drejtpërdrejt në Facebook treguan oficerin që i drejtonte armën një protestuesi para se ai të përleshej me një person tjetër.

Një burrë tjetër, i cili mbante maskë në fytyrë i afrohet dhe oficeri e qëllon nga një distancë fare e afërt.Nga pamjet nuk është e qartë nëse plumbat goditi dikë tjetër.

Në një deklaratë, qeveria konfirmoi që një oficer policie kishte shkarkuar revolverin e tij të shërbimit dhe se një njeri ishte qëlluar.Autoriteti Spitalor i Hong Kong-ut tha se kishte marrë një pacient 21 vjeç me plagë me armë zjarri, i cili ishte në gjendje kritike për jetën.

Mediat lokale raportojnë se demonstruesi i ishte nënshtruar një operacioni.Të shtënat kanë përshkallëzuar tensionet, ku herë pas here ka edhe skena kaotike ku policia qëllon protestuesit me gaz lotsjellës.

KUJDES, pamje të rënda!