Fjalë Kyçe

Papa Françeku punonte dikur si truproje në një klub nate

Papa Françeku punonte dikur si truproje në një klub nate

Papa Françesku është sot një nga papët më të famshëm të historisë moderne, me shumë ndjekës që besojnë se ai ka sjellë një imazhi të ri të moderimit dhe mirëkuptimit në Kishën Katolike.

Besimet dhe praktikat e tij, kanë sjellë pasues të rinj në kishë, si dhe kanë inkurajuar shumë njerëz që të shfaqin një qëndrim më të favorshëm ndaj fesë.

Megjithatë, një pjesë e karizmës së Papa Françeskut, mund të vijë nga e kaluara e tij e pazakontë, ose të paktën e pazakontë, në raport me një Papë të ardhshëm.

Thirrja kishtare, nuk ishte diçka e menjëhershme për Françeskun. Ai ka bërë më herët, një sërë punësh të çuditshme.

Ai frekuentoi gjimnazin në Buenos Aires, dhe si shumë të rinj, duhej të bënte gjithçka që duhej, për të arritur qëllimet. Gjatë ditës, ai pastronte dyshemetë dhe zhvillonte teste kimike, ndërsa natën ai punonte si një truprojë në një klub nate.

Gjatë një vizite në Romë, Jorge Mario Bergoglio (siç njihej dikur Papa) hyri në një kishë.

Teksa po kundronte godinën madhështore, një famullitar e ndaloi atë.

Ai e pyeti nëse do të ishte i gatshëm të lutej për një anëtar të familjes, që donte të bëhej një françeskan.

Ndërsa ai po lutej së bashku me famulltarin, zbuloi thirrjen e tij. Ai iu bashkua kishës, dhe filloi rrugën e tij për t’u bërë peshkop.

Më pas, më 13 mars 2013, ai u zgjodh Papë, një moment që ai e kujton si të mbushur me nervozizëm, por një pozicion që tani ndihet si i natyrshëm për të.