Fjalë Kyçe

Partia e Erdoganit kërkon rinumërimin e të gjitha votave të Stambollit

Partia e Erdoganit kërkon rinumërimin e të gjitha votave të Stambollit

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e udhëhequr nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të kërkojë nga Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) i vendit për një rinumërim të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale në Stamboll.

Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e 31 marsit i dhanë një fitore të ngushtë kandidatit për kryebashkiak të Partisë Republikane Popullore (CHP) në Stamboll.

“Ne zgjodhëm rrugën për të eliminuar gabimet numerike. Por kjo nuk ka mbaruar”, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i AKP-së, Ail Ihsan Yavuz, përcjell Telegrafi.

Partia ka apeluar për një rinumërim të plotë në Beyoglut, një nga 39 rrethet e votimit në të gjithë qytetin më të madh të Turqisë.

“Ne do të kërkojmë në YSK për rinumërimin e të gjitha votave në 38 rrethe (të tjera)”, tha Yavuz.

AKP ka qenë në pushtet në nivel kombëtar që nga viti 2002, por Erdogan dhe paraardhësit e tij kanë dominuar dy qytetet më të mëdha të Turqisë për një çerek shekulli.