Fjalë Kyçe

Po shkonte për të falur namazin, vritet 16 vjeçari palestinez

Po shkonte për të falur namazin, vritet 16 vjeçari palestinez

Një palestinez 16-vjeçar ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, teksa tentonte të kalonte “Murin e Ndarjes” në Jeruslamen për të falur namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj dy palestinezëve të moshës 16 dhe 21 vjeç, të cilët ishin duke përpjekur që ta kalojnë murin e ndarjes në jug të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Palestinezi 16 vjeçar, Abdullah Ghaith, ka vdekur si pasojë e të shtënave, ndërsa i riu tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Izraeli, me anë të “Murit të Ndarjes” pengon hyrjen e meshkujve të moshës nën 40 vjeç në Kuds nga Bregu Perëndimor.