Fjalë Kyçe

Policia arreston kanibalin që vrau 31 persona dhe i hëngri ata

Policia arreston kanibalin që vrau 31 persona dhe i hëngri ata

Policia e Houstonit kanë arrestuar një person i cili besohet se qëndron mbrapa zhdukjes së 31 personave gjatë kësaj dekade, transmeton Gazeta Metro.

Ivan Fedorovitch Yanukovych, 56 vjeçar, raportohet të ketë lidhje me zhdukjet misterioze në një zonë në Houston.

Personi në fjalë është marrë në pyetje nga policia, pasi që fqinjës e panë atë duke përdorur një sharrë me zinxhirë vonë natën, e më pas e vërejtën se ai ishte i mbuluar me gjak.

Kur policia arriti në vendngjarje, Yanukovych, u gjet në garazhin e tij duke therur një trup të vdekur dhe duke përgaditur, siç e përshkruan policët, ‘sasi të mëdha të mishit të njeriut me përzierje aromatike të erëzve’.

“Kurr nuk kam besuar se ai mund të jetë vrasës. Shpesh na thërriste për të shikuar futboll dhe për ndonjë ndejë në shtëpinë e tij, ka qenë shumë miqësor”, ka thënë njëri prej fqinjëve të tij.

Sidoqoftë, policia bëri të ditur se 56 vjeçari dyshohet për vrasjen e burrave që dërgonin ushqim në shtëpinë e tij, si dhe të tjerë që po bënin vetëm punën e tyre.

Gjithashtu, nëse krimet për të cilat ai dyshohet, vërtetohen, personi në fjalë mund të përballet me 2675 vite burg, siç thonë ekspertët.