Fjalë Kyçe

Protestuesit bllokojnë rrugën me tenda, mbi 200 të arrestuar në Angli

Protestuesit bllokojnë rrugën me tenda, mbi 200 të arrestuar në Angli

Londra po futet në ditën e dytë të kaosit, teksa Rebelimi kundër Shfarosjes, një grup që kërkon më shumë përpjekje për të mbrojtur klimën, ka bllokuar rrugët në shenjë proteste.

Mbi 200 veta janë arrestuar deri tani pasi morën një paralajmërim nga policia.

Sipas policisë, protestuesit kanë leje të protestojnë në shesh, “Trafalgar Square”, por jo duke bllokuar rrugët.

Shumë prej tyre kanë marrë tenda dhe janë vendosur në rrugën Horseferry dhe Marsham, pranë ministrisë së rendit, dhe thonë që nuk kanë ndërmend të lëvizin.