Fjalë Kyçe

Qindra persona humbin jetën si pasojë e ciklonit në Mozambik

Qindra persona humbin jetën si pasojë e ciklonit në Mozambik

Agjencitë për ndihma janë duke kërkuar për të mbijetuar pasi cikloni Idai në Mozambik ka shkaktuar dëme të mëdha.

Organizatat e bamirësisë kanë thënë se mijëra persona janë bllokuar si pasojë e vërshimeve katastrofike, disa prej të cilëve kanë qëndruar edhe nëpër pemë.

Në qytetin Beira të Mozambikut, punëtorët për ndihma kanë thënë se kanë ujë të pijshëm vetëm për dy apo tre ditët në vijim.

Deri më tani rreth 300 persona janë konfirmuar të vdekur në Mozambik dhe Zimbabve, ndonëse ky numër pritet të rritet.

Agjencitë kanë thënë se zvogëlimi i rezervave të ushqimit dhe ujit të pijshëm rrit kërcënimin për shtim të sëmundjeve.

Cikloni i fuqishëm ka goditur qytetin Beira të enjten e kaluar me erëra deri në 177 kilometra në orë.

Përveç kësaj, Qeveria në Zimbabve ka thënë se të paktën 98 persona kanë vdekur dhe 217 të tjerë janë të pagjetur në lindje dhe jug të këtij vendi.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se si pasojë e këtij cikloni, 80,000 persona kanë zhvendosur në Malavi.