Fjalë Kyçe

SHBA refuzon të pezullojë avionin Boeing 737 Max

SHBA refuzon të pezullojë avionin Boeing 737 Max

Autoriteti Federal i Aviacionit në SHBA deklaroi se nuk do të pezullojë avionin Boeing 737 Max pavarësisht presionit në rritje nga senatorët dhe sindikatat e punëtorëve.

Ky autoritet tha se një rivlerësim tregoi se “nuk ka probleme sistematike të performancës” dhe nuk ka bazë për pezullimin e avionit.

Kosova, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Bashkimi Europian, Australia, Hong Kongu, Vietnami, Zelanda e Re dhe disa vende të tjera ndaluan fluturimet me këtë lloj avioni në hapësirat e tyre ajrore.

Kjo pas rrëzimit të një avioni të njëjtë të “Ethiopia Airlines” ku mbetën të vdekur 157 personat që ishin në bord.