Fjalë Kyçe

Stoltenberg: Largimi i SHBA-së nga traktati bërthamor është ‘pengesë serioze’

Stoltenberg: Largimi i SHBA-së nga traktati bërthamor është ‘pengesë serioze’

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë vënë në pozitë të papërshtatshme shtetet anëtare të NATO-së pas tërheqjes nga traktati i kontrollit të armëve bërthamore me Rusinë.

Këtë e ka thënë sekretari i kësaj aleance ushtarake, Jens Stoltenberg, për CNN, transmeton Klan Kosova.

Ai daljen e SHBA-së nga Traktari i Forcave Bërthamore me Moskën e ka quajtur si ‘pengesë serioze’.

“Jam pjesë e një gjenerate të politikës që është formuar në vitin 1980, ku të gjithë brengoseshim për rrezikun e një lufte nukleare dhe kur kishim mundësi që të arrinim traktatin e INF që jo vetëm nuk reduktoi raketat për ndaloi të gjitha armët”, ka thënë Stoltenberg.

“Ditë e keqe për të gjithë ne të cilët besojnë në kontroll të armëve dhe stabilitet në Evropë”.

“NATO do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur aleatët tanë në botë pa traktatin bërthamor”, ka shtuar ai.