Fjalë Kyçe

Sulm i brendshëm në Afganistan, ushtaraku vret 9 kolegët e tij

Sulm i brendshëm në Afganistan, ushtaraku vret 9 kolegët e tij

Një ushtarak vrau nëntë kolegë të tij në Afganistan sipas burimeve zyrtare, por burimet lokale dhe talibanët thanë se numri i të vrarëve është së paku 24.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se ky sulm ishte i organizuar në një pikë ushtarake të kontrollit. Ende nuk dihen hollësitë e rrethanave të sulmit, por hetuesit po përpiqen t’i sqarojnë ato. Sulmi ndodhi në provincën Ghazni dhe nuk dihet se sa persona e kanë kryer sulmin.

Milicitë afgane janë nën komandën e Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe ato janë në shënjestër të sulmeve të talibanëve pothuajse përditë Në dy vjetët e fundit, dhjetëra pjesëtarë të forcave afgane janë vrarë nga talibanët në sulme të ngjashme dhe në rajone të ndryshme, thonë zyrtarët. Një ushtar afgan pati vrarë dy ushtarë amerikanë në Kandahar në korrik të këtij viti. Sulmuesi u plagos dhe u arrestua.