Fjalë Kyçe

Sulm me armë në Kaliforni, humbin jetën 3 persona në një panair ushqimi

Sulm me armë në Kaliforni, humbin jetën 3 persona në një panair ushqimi

Tre persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë lënduar pasi një person i armatosur hapi zjarr në një festival ushqimi në Kaliforni. Autori u qëllua për vdekje nga policia pak pasi kish filluar të shtënat, edhe pse zyrtarët po hetojnë raportet se një i dyshuar i dytë mund të jetë në arrati.
Festivali i hurdhës ‘Gilroy’, duhej të mbyllej mbrëmjen e të dielës kur u dëgjuan të shtënat. Dëshmitarët flasin për një person rreth të 30-ve, të armatosur me pushkë, që kish nisur të qëllonte pa dallim.

I dyshuari kish hyrë në festival pasi kish prerë gardhin rrethues dhe dëshmitarë kanë folur edhe për një person të dytë të përfshirë, me gjasa në një rol mbështetës. Policët që ishin në vendngjarje reaguan ndaj të shtënave në më pak se një minutë.
Video të postuara në mediat sociale tregonin njerëzit e alarmuar që vraponin për tu larguar nga vendi ku mbahej festivali, rreth 48 km në jug të San Hozesë.

Presidenti Trump në një postim në ‘Twitter’ i kërkoi njerëzve të tregoheshin të kujdesshëm dhe të ruheshin. Disa persona po trajtohen ndërkohë në spital me plagë kritike. Festivali i hurdhës, Gilroy, mbahet çdo vit që nga 1979. Qyteti është një prodhues i madh i hurdhës dhe eventi shoqërohet me gara gatimi dhe argëtim ‘live’.

https://twitter.com/i/status/1155643958145380352