Fjalë Kyçe

Sulm në Gjermani, së paku dy persona kanë humbur jetën

Sulm në Gjermani, së paku dy persona kanë humbur jetën

Së paku dy njerëz kanë mbetur të vdekur në një sulm në Halle të Gjermanisë.

Policia ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre përderisa sulmuesi është ende i lirë.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte të veshur një uniformë ushtarake dhe kishte një numër të madh të armëve.

Gazeta Bild tha se sulmi ishte afër një sinagoge në zonën Paulus të qytetit, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht.

Transmetuesi rajonal i Halle tha që pasi personi i armatosur u largua, aty pranë pat edhe një të shtënë.

Policia ka lidhur kordonin nga rrethi Paulus dhe paralajmëroi gjithashtu banorët në Landsberg, jashtë qytetit, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.